Heroina në Durrës, arrestohet organizatori i trafikut

11/05/2016 10:30

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i Policisë së Durrësit ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e së dielës, ku në Portin e Durrësit u sekuestruan 5.5 kg heroinë dhe u arrestuan në flagrancë dy shtetas.

Në vijim të veprimeve hetimore intensive dhe të specializuara, specialistët kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, ku kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Gazmend Reka, 45 vjeç, banues në Tiranë, organizator i veprës penale.

Ky person mendohet se ka organizuar të gjithë veprën, ka gjetur heroinën dhe e ka vendosur, paketuar në tavanin e furgonit. Reka është përgjegjësi teknik i mjeteve të agjensisë turistike.

Të dielën policia arrestoi 46-vjeçarin Bledar Çapani dhe 49-vjeçarin Lorand Dhëmbi. Arrestimi i tyre u bë pasi në mjetin furgon tip Benz me targa AA 517 DD(pasagjerësh), me drejtues shtetasin Lorand Dhëmbi dhe shoferin tjetër Bledar Çapani, u gjetën dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale rreth 5.5. kg lëndë heroinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA