Lezhë, zjarrëfikësit ndalin rrjedhjen e gazit në një pike karburanti

10/05/2016 00:00

Një gabim njerëzor mund të kishte rezultuar fatal për jetë njerëzish. Një rrjedhje gazi në një pikë karburanti në aksin Lezhë-Shkodër alarmoi forcat zjarrfikëse dhe policinë të cilët morën edhe masat për të mos pasur shpërthim.

“Nuk ka të lënduar. Forcat zjarrfikëse kanë ardhur menjëherë në vendngjarje. Gabimi ka qënë njerëzor. Gjatë riparimit të një bombole që kishte tre ton gaz është bërë e mundur të mbahet në kontroll”, tha Agostin Pepkolaj, Shefi i PMNZSH.

Në depoziten ku nisi rrjedha e gazit në aksin Lezhë-Shkodër ndodheshin mbi 3 mijë litra gaz, por fatmirësisht nuk ka patur ndezje apo shpërthim.

Top Channel