Kapet në Tushemisht 48-vjeçari i dënuar me 11 vite e gjysmë burg

10/05/2016 00:00

Është kapur në Tushemisht një person i shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë italiane, i dënuar me 11 vjet e 6 muaj heqje lirie për veprën penale “pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik droge”.

48-vjeçari Petrit Gjika, banues në Pogradec, u kap në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në dalje të Republikës së Shqiperisë.

Top Channel