
Inva Mula shkëlqeu edhe kete here, në interpretimin e simfonisë së IX të Bethovenit, në Teatrin e Operas dhe Baletit, duke shënuar herën e dytë që ka kënduar në Ditën e Evropës dhe te paren që interpreton këtë himn të Evropës.
Nuk ishte e vështirë të kuptoje që kjo muzikë i dilte nga shpirti, një emocion i madh që shkundi spektatorin në sallë, që e shndërroi atë nga protagonist.
“Është një himn që kemi një gëzim të madh në zemrat tona, një sensibilitet që vetëm një gjeni si Bethoveni mund të ketë shkruar diçka në atë moshë të thyer dhe komplet i shurdhër”, thotë sopranoja Inva Mula.
Edhe minuta pas nga shfaqja ajo e kishte të vështirë të shkëputej nga emocioni i përjetuar. Gjenialiteti i Bethovenit është i fuqishëm, por edhe frymëzimi që sopranoja la pas ishte i tillë.
“Është një rigjetje, vetëm të shohësh këta instrumentistë të rinj, me freski të jashtëzakonshme. Prandaj po them që ky nuk është një koncert i zakonshëm, është një masë njerëzore. Ndërthurja e shpirtërave tonë së bashku. Dhe unë isha pjesë e kësaj turme dhe prandaj nuk dal dot nga emocioni”, rrëfen sopranoja.
Nuk është e largët të kujtojë vitin 1971, kur e përkëdhelur me art, ajo shihte prindërit e saj të përgatisinin në shtëpi këtë simfoni. Kohë e vështirë për një repertor të huaj, ndërsa sot rikthim me mall i Inva Mulës në fëmijëri.
Top Channel