Gazetari u dhunua për një postim në Facebook

10/05/2016 00:00

Dhunimi i gazetarit Eduard Ilnica besohet se ka lidhje me trazirat e ndodhura në fund të takimit mes Korabit dhe Kastriotit në fundjavë.

Gazetari, përmes rrjeteve sociale kishte postuar pamjet e transmetuara nga Top Channel dhe reagimin e drejtorit sportiv të skuadrës së Korabit, ku denonconte hyrjen në fushë të presidentit të Kastriotit, Alban Vogli.

“Shikojeni miq të dashur te sekonda e 21 çfarë bën një zyrtar i klubit krutan në Peshkopi, i ashtuquajturi president i Kastriotit, Alban Vogli”, shkruan Eduard Ilnica.

Pikërisht ky postim, sipas policisë, duket se ka qenë shkak i dhunës së shpërthyer ndaj gazetarit në orët e vona të së hënës në zonën e Zogut të Zi në kryeqytet.

FOTO GALERI
1/1
Postimi i gazetarit Eduard Ilnica

Top Channel