PD: Nuk kemi kërkuar kufizim për hetimin e korrupsionit qeveritar

08/05/2016 12:20

Partia Demokratike, me anë të një deklarate për mediat, “hedh poshtë spekullimet e servirura dhe të orientuara nga Edi Rama, lidhur me reformën në drejtësi, sikur PD-ja po kërkon imunitet për ish-zyrtarët e saj”.

“Këto janë shpifje të ulëta dhe përpjekje e mjerë e Edi Ramës për të gjetur një armik për reformën në drejtësi, por armik tjetër kjo reformë përveç tij nuk ka. Partia Demokratike e thekson se është për hetim të plotë të zyrtarëve të lartë, të ish-zyrtarëve të lartë, të çdo funksionari e ish-funksionari, pa asnjë lloj kufizimi kohor apo të çfarëdolloji tjetër”, lexohet në deklaratën e partisë më të madhe opozitare.

“I vetmi kusht që ka pasur dhe ka Partia Demokratike për reformën në drejtësi është që ajo të mos kapet poltikisht nga Edi Rama, të mos bëhet shtesë dhe alibi e qeverisjes së të tij. Partia Demokratike mbështet një reformë në drejtësi sipas parimeve e standarteve europiane, që nuk mbron, por lufton pa kompromis krimin dhe korrupsionin pa asnjë dallim apo kufizim”, shtohet më tej në deklaratën e PD-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA