Meta: Të rinjtë e LRI do të përfaqësohen në legjislaturën e re
06/05/2016 18:25
Është mbajtur pasditen e kësaj të premteje Konventa Kombëtare e LRI, ku mes të rinjve nga shkollat e mesme ka qenë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
Në fjalën e tij, Meta ka shprehur kënaqësinë për anëtarësinë në masë të të rinjve gjimnazistë në forumin e LSI, duke premtuar se së shpejti ata do të gjejnë vendin e tyre edhe në legjislaturë.
“Të rinjtë anembanë Shqipërisë nuk u lodhën duke iu bashkuar LRI-së. Ata ndihen aktivë në këtë forum të jashtëzakonshëm”, ka thënë Meta.
Ai ka vlerësuar se, politika ka nevojë për një politikë me energji pozitive dhe për të rinj e të reja dhe ka shprehur besimin se, “në Kuvendin e ardhshëm LRI do të përfaqësohet me disa të rinj”.
Top Channel