
Pas ultimatumit të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, PD mori kohë deri të hënën për të vendosur në lidhje me draftet e reformës në drejtësi.
“Komponenti antikorrupsion dhe reforma do të votohen në mënyrë të padiskutueshme, por jo siç e donte në fillim Edi Rama. Nëse drafti përfundimtar ndryshon nga ai i Edi Ramës, këtë mbetet ta shohim”, deklaroi në përfundim të mbledhjes së komisionit të posaçëm, deputeti i PD, Eduart Halimi.
Ndërsa kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj u shpreh: “Kanë kaq kohë që marrin mungesa e raporte që të mos vijnë e të bëjnë detyrat. Por për mua është e rëndësishme që opozita të kuptojë se nuk ka alternativë tjetër veçse për të votuar projektin”.
Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili shprehu gatishmërinë e kësaj partie për të votuar reformën. “Në këtë stad ku ndodhet reforma në drejtësi, i vetmi qëndrim politik është votimi pa hezitim”, tha ai.
Top Channel