
Një ditë pas konsultimeve me krerët e grupeve parlamentare lidhur me dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti i Republikës me anë të një njoftimi për shtyp është shprehur se asnjë parti politike nuk mund të kërkojë ngrirjen e Kushtetutës.
Ndërkohë që mësohet se gjatë takimeve të së martës, Gramoz Ruçi kreu i grupit parlamentar të PS-së është shprehur se më parë duhet të miratohet Reforma në Drejtësi, më pas të plotësohen dy vendet vakante.
“Presidenti i Republikës ka marrë mbështetjen e shumicës së grupeve parlamentare, përfshirë edhe atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim për vijimin e procedurës për plotësimin e vendeve vakante të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, mbyllet njoftimi i Presidences.
Top Channel