Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton në Facebook: Më the ‘postoje pa problem, s’është faji im që…
Reforma në drejtësi ka hyrë në një fazë vendimtare, ku partitë duhet të shprehen nëse janë gati të mbështesin një draft përfundimtar me ndryshimet kushtetuese.
Këtë gatishmeri po e teston ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, të cilët këtë javë kanë nisur një tur të ri takimesh me disa prej drejtuesve politikë.
Në mëngjes, ambasadorët u takuan me kryetarin e komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj dhe më vonë ambasadori Lu është takuar me ish-kryeministrin Berisha.
Takimi ka zgjatur rreth një orë, por palët e përfshira në bisedime ende nuk kanë bërë publik asnjë qëndrim. Qëndrimi i opozitës mund të bëhet i njohur gjatë pasdites nga kryetari i PD, Lulzim Basha.
Ai pritet të ketë një takim me ambsadorin amerikan. Takim ky që vjen pasi opozita, në një material të gjatë që u ka dërguar ekspertëve nuk bie dakord me mënyrën sesi zgjidhen, emërohen dhe funksionojnë disa institucione të reja të drejtësisë.
Top Channel