
Rrënojat e një kishe të vjetër janë kthyer në banesë për një familje në qytetin e Patosit. Prej 14 vitesh, familja Hametaj, e pastrehë është vendosur në këtë ndërtesë e cila dikur quhej Kisha e Dukasit.
Vetë ndërtesa nuk është më as pjesë e trashëgimisë kulturore për shkak se ka humbur çdo vlerë historike. Në kishë nuk ka më shërbesa fetare dhe tani ajo është një shtëpi.
“Këtu jetojmë prej 14 vitesh. Nga s’kemi qenë, por nuk kemi gjetur rrugëzgjidhje. Na thonë që s’kanë mundësi, kam shkuar të kryetarja, më thotë që të kam punësuar tani gjej një shtëpi me qira”, tregon Mirësie Hametaj, banore e kishës-shtëpi.
Kjo familje prej 4 anëtarësh, jeton me 15 mijë lekë në muaj të pagës të zonjës së shtëpisë e cila është pastruese e ndërmarrjes së Bashkisë Patos.
Top Channel