
Presidenti Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama kanë zgjedhur qytetin e Korçës për t’i uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës. Presidenti Nishani u shpreh se mesazhet e Pashkës janë shpresa dhe besimi.
“Jam i bindur që në këto Pashkë shpresa ringjallet më shumë se e mira ekziston dhe ne duhet të ringjallim besimin që të gjithë së bashku mund të shkojmë tek e mira”, deklaroi Presidenti Nishani.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët me një foto të Katedrales Ortodokse të Korçës, postuar në rrjetet sociale.
Këto të fundit ka përdorur dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. “Le të jetë kjo festë e ringjalles një shkëndijë shprese dhe besimi për çdo shqiptar se e nesërmja që po vjen do të jetë më e mirë, për një ekonomi të fortë ku nderohet dhe respektohet puna e ndershme, me kujdes për më të pamundurit, të vobektët, fëmijët dhe të sëmurët”, uron Basha në Facebook.
Ndërkaq, personalitete të ndryshme kanë kryer vizita dhe kanë uruar drejtuesit e Kishës Ortodokse në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Top Channel