Skandali i firmave të karburantit, Bojaxhi: Nuk kam qenë kurrë pjesë e aferave

01/05/2016 00:00

Lidhur me hetimin policor i cili ekspozon një skemë gjigante mashtrimi të firmave kryesore të import-eksportit të karburanteve në vend, ka reaguar edhe Gjergji Bojaxhi i cili është nën hetim për transferta të dyshimta në “offshore”.

Bojaxhi shprehet se kompania ku ai punon si administrator, është tatimpaguese e rregullt dhe nuk ka qenë kurrë pjesë e ndonjë afere apo abuzimi me ligjet fiskale.

“Si shtetas amerikan kam detyrimin e deklarimit vjetor të të ardhurave të mia edhe në Shtetet e Bashkuara. Ligjet atje, kërkojnë që shteti amerikan të vihet në dijeni jo vetëm për të gjitha të ardhurat, por edhe për llogaritë e mia kudo që gjenden ato si edhe të kompanisë që unë drejtoj”, thotë Bojaxhi në reagimin e tij.
 
Gjergji Bojaxhi gjithashtu thotë se as ai dhe as kompania që ai drejton, nuk akuzohen për ndonjë shkelje ligjore specifike dhe se është i hapur të bashkëpunojë për transparencë deri në fund.

“Jemi të gatshëm të ndajmë me të gjitha organet ligjzbatuese shqiptare e amerikane të gjitha informacionet dhe dokumentacionin që disponojmë”, vijon reagimi i Gjergj Bojaxhi.

Top Channel