Dita e punëtorëve, vetëm nostalgjikët prishin qetësinë e kryeqytetit

01/05/2016 00:00

1 maji në Shqipëri nuk është më as ditë feste dhe as proteste. Numri i atyre që organizohen për të kërkuar punë apo të drejtat e tyre, është reduktuar nga viti në vit.

Sot të vetmit që kujtuan këtë ditë, sipas mënyrës së tyre,  ishin nostalgjikët e komunizmit. Një marshim ku nuk munguan portrete të Enver Hoxhës.

Ndërsa për punëtorët e gjelbërimit, edhe pse 1 maj dhe ditë e diel, kjo ishte një ditë e zakonshme pune.

Top Channel