Tiranë, UKT aksion ndaj lidhjeve të paligjshme

30/04/2016 09:55

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë ka njoftuar këtë të shtunë nisjen e një seri aksioneve kundër ndërhyrjeve të paligjshme në sistemin e tubacioneve të furnizimit me ujë.

Sipas një njoftimi për shtyp, aksioni do të përqendrohet fillimisht në tubacionin kryesor që furnizon kryeqytetin dhe më pas në atë që furnizon Dajtin.

“Aksioni do të ndërmerret pas denoncimeve të bëra nga banorët e zonave për ndërhyrje të paligjshme në sistemin e tubacioneve”, thuhet në njoftim.

Në të saktësohet më tej se, aksioni për prerjen e lidhjeve të paligjshme do të vijojë më pas në zonën e Kasharit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA