Lame: Legalizimi i objekteve të kultit zbut shpirtrat e egërsuar të shqiptarëve

30/04/2016 13:50

Në prag të Pashkës, drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame dorëzoi në Durrës lejen e legalizimit të Kishës Ortodokse të Apostull Pavlit dhe Shën Astit, duke kritikuar situatën e krijuar nga shteti shqiptar në dy dekada.

“Është absurde që një shtet nuk rregullon juridikisht objektet e kultit fetar dhe pronësinë e tyre. Në këto 3 vjet janë shumë dosje të objekteve fetare që po ndiqen nga ALUIZNI, si një respekt minimal”, deklaroi Lame.

Për Lamen, përveçse një rregullim ligjor i situatës së objekteve të kultit, legalizimi i tyre do të ndikojë në zbutjen e shpirtrave të egërsuar të shqiptarëve, pjesë e një shoqërie të traumatizuar, të karakterizuar nga sherre dhe krisje të brendshme dhe tejet të etur për paqe.

“Legalizimi i një objekti fetar sjell vetëm zbutjen e shpirtrave në një shoqëri të egërsuar, plot inate, sherre dhe plasaritje të brendshme”, tha Lame.

Duke marrë në dorëzim lejen e legalizimit, Hirësia e tij Nikolla falenderoi rregullimin ligjor që iu bë tempullit të Zotit, që sjell gëzim e dashuri mes njerëzve.

Pak kohë më parë, ALUIZNI në Durrës i dorëzoi lejen e legalizimit edhe një xhamie në Shkozet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA