Kryepeshkopi Anastas uron Pashkën Ortodokse
30/04/2016 12:15
“Në ditët tona, një dëshpërim shumëformësh dhe i papërcaktuar ka pushtuar zemrat e njerëzve”.
Kështu nis mesazhi i Pashkës Ortodokse me të cilin kryepeshkopi Anastas i drejtohet popullit, besimtar ose jo, duke vënë në pah vështirësitë që hasin njerëzit në jetën e përditshme.
“Por përpos të gjithave, të gjithë sa e dinë që Krishti është me ta e kuptojnë që nuk janë të vetëm përballë këtyre sfidave dhe si pasojë nuk i anashkalojnë ato, por, me fuqinë dhe hirin e Tij, përballen dhe shpesh i transformojnë”, thotë Janullatos.
Top Channel