Sipas kreut të Partisë Demokratike, deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ulje të çmimit të energjisë bien ndesh me të dhënat zyrtare të publikuara nga ERE.
Lulzim Basha thotë se sipas ERE-s 56 përqind e familjeve, kur çmimi i energjisë ishte përshkallëzuar për 300 kilovatët e parë paguanin 7.7 lekë për kilovatm ndërsa sot paguajne 9.52 lekë për kilovat.
“Qytetarët që paguajnë faturën e dinë më mirë se askush të vërtetën për faturën e energjisë. Ne jemi përditë me ta dhe pranë tyre dhe shohim e dëgjojmë përditë mbi faturat e kripura të energjisë”, thotë Basha.
Kreu i demokratëve thotë madje se Rama është në dijeni se po gënjen, por ka mendjen që të mbushë xhepat, jo të qeverisë, sipas tij.
“2.2 mld euro të vjedhura në 2 vjet, 90 milionë dollarë shpenzime luksi për qeveritarët, ndërsa shqiptarët mezi sigurojnë bukën e gojës”, shprehet kreu i opozitës.
Duke sjellë në kujtesë platformën e opozitës për këtë sektor, në reagimin e tij Lulzim Basha fton shqiptarët që me “votë të largojnë mashtrimin”.
Top Channel