Aksident i rëndë në Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur Njëri prej ligjvënësve konservatorë më në zë në Gjermani, Volker Kauder, kërkoi që xhamitë të vihen nën mbikëqyrjen e autoriteteve, edhe pse nga ana tjetër e distancoi veten prej thirrjeve të Bavarisë që imamët të flasin gjermanisht.
Sipas Kauderit, predikimet në disa prej këtyre objekteve të kultit nuk i përmbahen rregullave të shtetit laik gjerman. Gjermania, tha ai për “Berliner Zeitung”, u krijua si vend laik, ku feja nuk qëndron mbi shtetin, por shteti mbi fenë.
Kryetari i grupit parlamentar konservator në Bundestag kujtoi se me këtë normë duhet të pajtohen të gjithë, por në disa xhami ka ndodhur e kundërta, ndaj, për Kauderin, duhet të ketë ndërhyrje e duhet të ketë vëzhgim.
Komentet e anëtarit të partisë së Angela Merkelit (CDU) vijnë në vigjiljen e kongresit të partisë populiste të ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, që mbahet në Shtutgart këtë fundjavë. AFD-ja ka hartuar me këtë rast një manifest antiislamik. Konservatorët janë shfaqur gjithmonë e më të bindur këto vitet e fundit se përkrah krishtërimit e judaizmit, edhe islami është pjesë e Gjermaninë që strehon rreth 4 milionë myslimanë.
Por Kauder thekson se ligjet janë njësoj për të gjithë. Në vendet islamike mbase është ndryshe, u shpreh ai, por këtu në Gjermani, rregullat i bën shteti.
Top Channel