
Reforma e ujit ka hyrë në fazën e dytë të saj dhe kryeministri Edi Rama bëri edhe njëherë tjetër të qartë objektivin e Qeverisë në këtë drejtim.
“Objetivi ynë është dyfishim i sipërfaqes së tokës që vaditet brenda mandatit tonë. Të ujisim 200 mijë hektarë në zonat më prodhuese të vendit”, tha Rama.
Faza e dytë ka të bëjë me strukturimin dhe fuqizimin e mjeteve teknike dhe logjistike për hapjen e kanaleve kulluese dhe vaditëse.
“Shumë shpejt do të mbërrijnë 61 ekskavatorë të rinj për të zëvendësuar mjetet tërësisht të amortizuara”, u shpreh ai.
Kryeministri tha se Qeveria do të mbështesë pushtetin vendor, por la të kuptohej se kjo mbështetje do të bëhet në bazë të rezultateve.
“Mbështetja financiare e qeverisë në këtë sektor do të kushtëzohet nga rezultatet që ju do të keni”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se paratë e hedhura në 20 vite në këtë sektor do të mjaftonin jo vetëm për strukturimin, por edhe për ringritjen nga e para të sistemit ujitës dhe e gjitha kjo nuk është bërë për një arsye të vetme, sipas tij.
“Fakti që ato para nuk kanë realizuar as objektivin e ristrukturimit të plotë, lidhet drejtpërdrejt me një korrupsion të patregueshëm në këtë sektor dhe nuk ka patur asnjë sistem të besueshëm kontrolli”, deklaroi ai.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Rama u ndal edhe tek uji i pijshëm, ku vuri theksin tek menaxhimi.
“Aktualisht, edhe në këtë gjendje që është, sistemi ynë prodhon 28 përqind më shumë ujë nga sa kanë nevojë qytetarët, por sërish kemi probleme të mëdha. Ky sektor kërkon kujdes me burimet njerëzore dhe duhet të ketë profesionistë. Të mos jetë më bazë e parazitëve të partive”, u shpreh ai.
Deklaratat kryeministri i bëri në një takim me kryebashkiakët në rrethe, ku njoftoi edhe orientimin e Qeverisë për të zgjeruar kompetencat e pushtetit vendor edhe në këtë drejtim.
Top Channel