
Përfaqësues të shoqërisë civile dhe një grup gazetarësh u penguan nga punonjësit e sigurisë në ambientet ku po zhvillohej prezantimi i projektit të stadiumit të ri.
“Sot që KKT mblidhet për të parë efektet që do ketë në kompleksin monumental, densitetin që i krijon zonës ne nuk kemi asnjë informacion. Kjo tregon se kjo qeveri nuk do të dëgjojë zërin e qytetarëve”, u shpreh Gjergj Bojaxhi.
Burime nga qeveria thanë se kjo nuk ishte një dëgjesë e hapur për publikun dhe se nuk janë lejuar të hynë ata persona që nuk kanë patur ftesë zyrtare për aktivitetin.
Ndërsa për personat e ftuar, nga Garda e Republikës nuk ka patur asnjë pengesë. Në daljen e tij nga mbledhja e KKT së, kryeministri Rama u prit nga shoqëria civile me pankarta.
“Duam stadiumin tonë”, “Është i joni stadiumi, nuk jemi qorra”, ishin disa nga parullat e protestuesve.
Rama: Mblidhni votat njëherë pastaj bëni stadium.
Manifestuesit: Nuk do bëjmë organizatë politike.
Top Channel