
Partia Demokratike denoncoi një tjetër skandal, sipas saj, në sektorin e energjitikës; atë që ka të bëjë me tenderin për matësat e energjisë.
PD thotë se shqiptarëve u janë grabitur 6 miliardë lekë nga tenderi për vendosjen e matësave të energjisë nga ajo që e quan “bandë që po rrjet qytetarët”.
“Zbulohet një prej tenderave më skandalozë të OSHEE-së së Edi Ramës, të bandës që po rrjep shqiptarët çdo muaj, me dhunë me arbitraritet, me mbifaturim. 7 miliardë lekë ka dhënë kreu i kësaj bande, që foli dhe sot për suksese imagjinare, për vendosjen e 50 mijë matësave. Sipas tregut, vendosja e një matësi një fazor kushton 10 mijë lekë, ndërsa vendosja e një matësi trefazor kushton 20 mijë lekë. Pra në rastin e shpenzimit maksimal, instalimi i matësave do të shkonte 1 miliardë lekë, per 50 mijë matësa, sipas kostos së tregut”, deklaroi zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.
Opozita vetë e ka të qartë se ku shkojnë këto para.
“Sigurisht, këto miliarda shkojnë në xhepat e Ramës e oligarkëve të tij. Kjo është OSHEE e Ramës, kjo është banda që i është vërsulur popullit duke i marrë dhe kacidhen e fundit, për ti ndarë paratë me miqtë dhe klientët”, tha Zhupa.
Top Channel