Pashkët, fluks emigrantësh në pikën e Kapshticës

29/04/2016 17:25

Në vigjilje të Pashkës Ortodokse, emigrantët shqiptarë kanë përfituar nga ditët e pushimit për t’u kthyer në atdhe e për të festuar me familjarët e tyre.

Si çdo vit, me rastin e kësaj feste në pikat kufitare, kryesisht ato me Greqinë, janë verifikuar lëvizje të shumta.

Për fat të mirë, situata është mirëmenaxhuar nga pala greke, e cila nuk ka krijuar probleme dhe vonesa për emigrantët që dilnin nga shteti helen për në Shqipëri.

Problemet janë konstatuar në sportelet shqiptare, ku dhjetëra mjete kanë qëndruar në pritje gjatë kontrollit të dokumentacionit.

Duke marrë masa, autoritetet doganore kanë kthyer paraprakisht edhe sportelet dalëse në hyrëse, për t’i vënë në shërbim të emigrantëve.

Nga të dhënat e fundit rezulton se pala shqiptare ka punuar me 5 sportele hyrëse dhe 4 dalëse, ndërsa ajo greke me 4 të tilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA