
Besnik Dervishi komisioner për të drejtën e informit e përkuzoi punën e insitucionit që drejton si “ndriçim i skutave të errëta të administratës publike”.
Pavarësisht se numri ankesave për mosmarrje të informacionit nga 274 në 2015tën në 177 në 4 muajt e parë të 2016-tës, Dërvishi thotë se mbetet ende shumë punë për të bërë. Nënkryetarja e kuvëndit Valentina Leskaj shprehu gadishmërinë e kuvëndit për ndryshime të reja të ligjit që do ti shërbejnë përmirësimit të situatës.
Andi Dobrushi drejtor ekzekutivb I Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë e quajti të drejtën e informit një sfidë të vazhduese pasi sipas tij nga një testim rezulton vetëm në 26 % të rasteve informacioni është vënë në dispozicion.
Prandaj tha Dobrushi institucioni që ai drejton mbështeti portalin pyetshtetin.al që ka si qëllim t’u vijë në ndihmë qytetarëve dhe të interesuarve për një akses më të madh në informacionin me karakter publik.
Top Channel