Manjani, letër për organizimin e gjyqësorit

28/04/2016 11:00

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dërguar një letër me propozime për organizimin e gjyqësorit në të gjithë territorin.

Letra e Manjanit i drejtohet aktorëve kryesorë të sistemit të drejtësisë në vend dhe në të kërkohet që gjykata të jetë një institucion më pranë qytetarëve.

“Të synohet një gjykatë efiçente, por edhe e aksesueshme. Gjykata të shkojë tek qytetarët dhe jo vetëm qytetarët tek gjykata”, shkruan Manjani në letrën e tij.

Shefi i drejtësisë shqiptare nënvizon se, “kjo nismë i paraprin ligjit që po përgatitet nga komisioni i reformës”.

Top Channel