21 Janari, Tahiri: Ndjesë familjeve për deklaratën e Gardës
27/04/2016 00:00
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar mbrëmjen e sotme përmes një postimi në Facebook lidhur me reagimin e Gardës së Republikës lidhur me rastin e 21 janarit.
“Pavarësisht se Garda vetëm ka cituar vendimin e gjykatës, dua t’i kërkoj ndjesë familjarëve për sado janë lënduar nga përmendja e një vendimi haptazi të padrejtë”, thotë Tahiri në reagimin e tij.
Për ministrin e Brendshëm, “21 Janari ishte dhe mbetet një krim shtetëror, ende i pandëshkuar”.
Top Channel