
Nga një godinë e amortizuar, sot banorët e Divjakës kanë një poliklinikë tërësisht të re falë një investimi 75 milionë lekë, duke e kthyer në një qendër polivalente, ku përveç shërbimeve tradicionale të mjekut të familjes, mund të merren edhe një sërë shërbimesh të specializuara.
Kryeministri Edi Rama thotë se pavarësisht vështitësive që ka sektori I shëndetësisë, qeveria është e vendosur për ta modernizuar.
“Ne e dimë shumë mirë që kjo është ndoshta pjesa më e vështirë e gjithë kantierit të reformave dhe ndryshimit, shëndetësia. Por, besoj që po hedhim disa baza të rëndësishme, të cilat kanë filluar me normalizimin e çmimit të ilaçeve për popullin dhe kemi kursyer 70 milionë dollarë nga xhepi i familjeve çdo vit. Ulja drastike e tarifave nëpër spitale dhe më shumë investime në infrastrukturë, siç është edhe ky investim këtu, që është investim i standardeve europiane, që është shumë mbresëlënës dhe do t’i japë një shërbim tërësisht tjetër gjithë këtij territori. Ashtu sikundër krijon kushte shumë më të mira për gjithë personelin”, deklaroi Rama.
Top Channel