Votuesit në 5 shtete veri-indore të Shteteve të Bashkuara do të hedhin votën për zgjedhjet primare, që mund të vendosin se kush do të jenë kandidatët që do të garojnë për president nga të dyja kampet.
Demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump kryesojnë bindshëm në sondazhet e zhvilluara në të pesë shtetet.
Rivalët e miliarderit njujorkez tashmë e kanë larguar vëmendjen nga veri-lindja, për t’u fokusuar në zona të tjera. Kështu, Ted Cruz dhe John Kasich kanë bashkuar forcat për të ndihmuar njëri-tjetrin në Indiana, Oregon dhe Nju Meksiko.
Trump e dënoi këtë lëvizje duke e cilësuar si shenjë të pozitës së dobët të tyre dhe të dëshpërimit. Ai dhe zonja Clinton pritet të bëjnë një dominim në primaret e fundit.
Javën e kaluar në Nju Jork, dy kryesuesit riafirmuan vetëveten pas një seri ngërçesh në votime e sondazhe. Ndërsa këtë javë, ata mund të konfirmojnë supremacinë e tyre.
Vështirë të imagjinosh një skenar ku Clinton të mos ketë nominimin të konfirmuar të mërkurën në mëngjes. Aktualisht ajo ndodhet në Filadelfia, ku bashkë me stafin e saj mund të jetë në kërkim të suitave të hoteleve për Konventën Kombëtare Demokratike që do të mbahet në korrik.
Ndërsa shtegu i Trump drejt nominimit mbetet paksa më i pasigurtë, por një rezultat bindës të martën do ta çojë atë më pranë se kurrë kuorumit prej 1.237 delegatësh dhe ta bëjë kështu më të vështirë ambicjen e tij për të siguruar kandidimin.
Top Channel