Basha-Rama, batuta në distancë
26/04/2016 00:00
Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter ndaj deklaratave të kryetarit të PD, Lulzim Basha. “Bëmë o babë të të ngjaj! Shpif baba e shpif çuni”, tha Rama në profilin e tij.
Ai i drejtoi një mesazh kreut të opozitës duke thënë: “Shpif e shpif e eja rrotull, se po vjen reforma në drejtësi”.
Por vetë Basha, në dijeni të reagimit, iu përgjigj rivalit politik nga konferenca e tij: “Reforma do të vijë, mos u bëj merak. Bajgat e Edi Ramës nuk shesin më”, tha Basha.
Top Channel