Austri, partia antiemigracion fiton raundin e parë të zgjedhjeve

25/04/2016 08:20

Listës së shteteve ku partitë e esktremit të djathtë antiemigracion kanë fituar ndjeshëm terren, që prej së dielës i është shtuar edhe Austria.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet, fitues ka dal Norbert Hofer i Partisë së Lirisë, parti e ekstremit të djathtë, e cila në themel të programit të saj ka antiemigracionin.

Në raundin e dytë që do të mbahet më 22 maj, Hofer, i cili arriti të merrte 36% të votave, do të përballet me Alexander van der Bellen, i Partisë së Gjelbërt, i cili mori 21% të votave.

Zhgënjyese ishin këto zgjedhje për koalicionin qeverisës, të cilët nuk arritën të kalonin me kandidatët e tyre në raundin e dytë për zgjedhjet presidenciale në Austri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA