
Një gjueti e vërtëtë njerëzore po zhvillohet në shtetin amerikan të Ohajos, ku policia po heton vrasjen e 8 anëtarëve të të njëjtës familje. Viktimat u ekzekutuan me plumba në kokë në katër vendndodhje të ndryshme në qytezën Pinketon dhe deri tani nuk ka informcaione zyrtare për një motiv të kësja masakre.
Policia tha se po kërkonm të paktën një të dyshuar që konsiderohet i armatosur dhe shumë i rrezikshëm. Deri tani, policia ka marrë në pyetje 30 persona, por asnjë arrestim nuk është bërë. 7 prej viktimave ishin të rritur dhe një prej tyre ishte 16-vjeç.
Mësohet se pjesa më e madhe e viktimave ishin duke fjetur kur u ekzekutuan. Sherifi i zonës së Pinketon tha se të gjithë viktimat ishin anëtarë të familjes Roden, megjithëse identiteti i secilit prej tyre nuk është bërë i ditur.
Autoritetet thanë se tre fëmijë fare të vegjël, përfshirë një foshje 4-ditëshe, janë kursyer nga vrasësi apo vrasësit. Mediat amerikane bënë me dije se foshjna 4-ditëshe u gjet në shtrat me nënën e tij të ekzekutuar.
Mbijetesa e fëmijëve është deri tani një element i pashpjeguar nga policia, e cila thotë se në raste vrajesh të tilla më mëparshme nga persona me probleme psikologjike, nuk ka pasur të mbijetuar.
Kjo mbase tregon se ekzekutimet u bënë për arsye të tjera. Mediat gjithashtu raportojnë se shumë anëtarë të tjerë të kësaj familje po mbahem nën vëzhgim dhe i është ofruar mbrojtje nga policia.
Top Channel