Në kuadër të fushatës së antërarësimeve të reja, deputetët e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet ishin në qytetin e Peshkopisë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen kësaj force politike.
“Unë ju ftoj t’i bashkoheni PDIU-së, ta bëjmë një parti të madhe, të bashkohemi, t’i dyfishojmë mandatet, të kemi akoma më tepër forcë. Ju ftoj të anëtarësoheni në PDIU, sepse ne jemi për bashkim kombëtar, për integrim europian dhe ju premtoj se do ta ngremë lartë dinjitetin e dibranit”, tha Idrizi.
Kreu i PDIU-se ka kritikuar gjithë klasën politike, për lënien pas dore të projektit të ndërtimit të Rrugës së Arbërit, si dhe ka shprehur angazhimin e partisë që ai drejton që ky projekt të përfundoi sa më shpejt.
Ndërkaq, deputetja Mesila Doda gjatë fjalës së saj bëri të ditur se do te thërrasë në një interpelancë ministrin e Transportit për çështjen e Rrugës së Arbërit.
Top Channel