Asambleja, Rama: Një tjetër ditë e shënuar demokracie në PS

23/04/2016 19:15

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”, deklaroi se zgjedhjet për Sekretarin e Përgjithshëm, kryesinë e re dhe sekretariatin ekzekutiv të Partisë Socialiste, ishin një tjetër ditë e shënuar demorkaice në këtë parti.

Shefi i ekzekutivit shqiptar përshendeti edhe tërheqjen e Namik Dokles nga gara për kryesinë, duke dashur që t’i hap rrugë më të rinjve.

“Një tjetër ditë e shënuar demokracie në PS, zgjedhjet e Asamblesë së re Kombëtare për Sekretarin e Përgjithshëm, Kryesinë e re si edhe Sekretariatin Ekzekutiv të Partisë Socialiste. Moment mbresëlënës tërheqja e Namik Dokles nga gara për kryesinë, me fjalët, “Jam prej njëzetepesë vjetësh anëtar i kryesisë së PS, është momenti që t’i hap rrugën një më të riu, të një gjenerate më të re!”. Duartrokitje shumë të ngrohta dhe emocion i veçantë në sallë”, shkroi kryeministri Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA