Dy refugjatë të mbijetuar nga tragjedia e radhës në Mesdhe dhanë dëshmitë e tyre pasi një anije me rreth 500 emigrantë e nisur nga Libia , u mbyt në tentativa për të arritur në brigjet e Italisë.
“Anija e madhe u përmbys, unë isha aty me bashkëshorten time dhe foshnjën 2-muajshe. Anija nisi të fundosej në mesnatë. Ne që mbijetuam patëm debate të forta me kontrabandistin. Ai nxori thikën dhe na tha se do të na vriste nëse do të qëndronim aty. Të gjithë nisën të qanin”, tha Muaz Mahmud.
“Pamë njerëz të vdekur me sytë tanë. Ne donim ta mbaronim deri ne fund udhëtimin tonë, por nuk mundëm sepse shumica e familjarëve tanë që ndodheshin aty, në të njëjtën anije me ne, humbën jetën”, u shpreh Ismam Mowlid.
Plot 18 mijë vetë, nga sa dëshmojnë të dhënat e OKB-së, janë përpjekur të kalojnë këtë vit në Europë përmes detit, e rreth 800-ve prej tyre, kjo tentativë u ka kushtuar jetën. Rikthimi i itinerarit të rrezikshëm të Mesdheut u paralajmërua shumë shpejt, pas mbylljes së rrugës ballkanike dhe nënshkrimit të marrëveshjes BE-Turqi.
Top Channel