
Përplasja mes Presidencës dhe Qeverisë përshkallëzohet edhe më tej. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e quajti “ushtar të bindur të Berishës” Presidentin Nishanin pas një deklarate të fundit të tij, ku thotë se “dosje me oficerë të inkriminuar” qëndrojnë prej kohësh në tavolinën e ministrit.
“Aspak habi që thirrjes së Berishës për mobilizim e armatosje popullore, iu pergjigj ushtari më i bindur. Presidenti ditka dosjet që kam unë mbi tavolinë. I përgjuari që as tha e as denoncoi kush e përgjonte, ditka dosjet që kam unë mbi tavolinë”, shkruan në Facebook Tahiri.
Më tej, ministri i Brendshëm thotë se janë mbi 2 mijë policë në procedim penal e disiplinor për korrupsion, shumica prej të cilëve, sipas tij, janë mbajtur në detyrë nga Nishani kur ishte ministër i Brendshëm.
“Policia, institucioni më i besuar nga qytetarët. Presidenti…në rresht pas ShQUP-it”, mbyll reagimin e tiuj Tahiri.
Top Channel