Partia Demokratike, përmes një deklarate për shtyp të publikuar mbrëmjen e sotme ka akuzuar kryeministrin Rama se, “riktheu sot dënimin e byrosë së partisë duke u hakmarrë ndaj Sali Berishës për denoncimin që i bëri partnerit të tij, Shullazi”.
“E njëjta byro që është e verbër dhe e shurdhët për të parë fyerjet skandaloze dhe dhunën verbale të Edi Ramës ndaj grave deputete, në fund dënon pikërisht viktimat e dhunës. E njëjta byro, që për shkak se nuk e fshihte dot pisllëkun e Braçes që ndodhi në sy të mbarë shqiptarëve dhe dënoi padrejtësisht dy deputetë të PD për të ngushëlluar mercenarin e Ramës, tani vendosi të përjashtojë Sali Berishën pse propozoi një nismë ligjore”, thuhet në deklaratë.
Partia Demokratike kërkon anulimin e menjëhershëm të këtij vendimi “të padrejtë”. “Në të kundërt, PD dhe grupi i saj parlamentar do të marrin vendimet e duhura për t’iu përgjigjur këtij arbitrariteti dhe padrejtësie, këtij akti hakmarrje burracake të partnerit të Shullazit, Edi Rama”, paralajmëron PD.
Top Channel