Meksikë, presidenti propozon legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore

22/04/2016 00:00

Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto propozoi legalizimin e marijuanës për qëllime mjekësore dhe lehtësimin e kufizimeve të përdorimit vetjak.

Nieto sqaroi se projekti që do t’i dërgojë Kongresit përfshin propozimin e rritjes së sasisë së ligjshme të kanabisit që mund të mbahet me vete nga 5 që është aktualisht në 28 gramë.

Kreu i shtetit, deri vonë, i ishte kundërvënë përpjekjeve për liberalizimin e ligjeve të rrepta meksikane për lëndët narkotike.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta