Berisha: Në qeverinë e Ramës, qytetarët pa armë, banditët me armë

22/04/2016 00:00

Sali Berisha i qëndron deklaratës së një dite me parë dhe si kundërpërgjigje e reagimit të kryeministrit Edi Rama, renditi në rrjetet sociale arsyet se përse qytetarët shqiptarë duhet të armatosen.

Siç shkruan Berisha, “në qeverinë e Edvin Shullazit” qytetarit nuk i lejohet të mbajë armë të mbrojtur familjen, pronën, pasurinë, dyqanin, shtëpinë apo jetën e tij, ndërsa banditit, trafikantit dhe vrasësit i lejohet, madje ata, thotë ish-kryeministri janë të armatosur nga vetë Qeveria.

Duke e quajtur histeri reagimin e maxhorancës dhe të mediave, Berisha thotë se edhe aktualisht ligji u njeh të drejtën qytetarëve shqiptarë që të armatosen nëse plotësojnë disa kushte.

“Pavarësisht nga histeria kolektive e deputetëve të shullazëve të Parlamentit dhe papagajve e bolinove të tyre në media, ligji i Shqipërise iu njeh të drejtën, në përputhje me plotësimin e kritereve të stipuluara të tij, çdo qytetari shqiptar të rritur, të armëmbajtjes”, thotë Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta