
Ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme të Bashkimit Europian janë mbledhur në Luksemburg, një muaj pas sulmeve në Bruksel.
Siguria është në rendin e ditës, teksa ministrat kanë rënë dakord për të miratuar një ligj për të regjistruar të dhënat e pasagjerëve, që udhëtojne në vendet e Bashkimit Europian. Miratimin përfundimtar të këtij ligji do ta japë votimi në Parlamentin Europian.
Sulmet terroriste të vitit të kaluar në Paris dhe ato të muajit të kaluar në Bruksel nxitën Francën dhe qeveri të tjera për të përmirësuar sigurinë kundër terrorizmit.
Ministrat e BE-së do të diskutojnë gjithashtu mbi emigracionin dhe zbatimin e marrëveshjes së BE-së me Turqinë, sipas së cilës, Ankaraja do të marrë mbrapsht refugjatët e paligjshëm në këmbim të lëvizjes pa viza të shtetasve turq në BE.
Top Channel