Obama do të takojë liderët europianë në Gjermani
21/04/2016 00:00
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të takojë udhëheqësit europiane javën e ardhshme në Hanover të Gjermanisë.
Sipas “Washington Post”, Obama do të marrë pjesë në një panair industrial të teknologjisë dhe tregtisë që është projektuar për të nxitur investimet europiane në Shtetet e Bashkuara.
Po ashtu, në samitin joformal, ai dhe kolegët e tij europianë do të kenë shumë për të diskutuar, duke përfshirë çështjen e refugjatëve, fushatat ushtarake në Siri dhe kërcënimin nga ISIS.
Top Channel