Tahiri: S’ka përplasje polici-prokurori

20/04/2016 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se lidhur me hetimin e çështjes së Shullazit dhe grupit të tij nuk ka patur përplasje me prokurorinë.

“Nuk di që të ketë një përplasje të policisë dhe prokurorisë dhe as anasjelltas. Prokuroria dhe policia kanë dhënë prova që dinë të bashkëpunojnë për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që shkelin ligjin. Nuk është interesante se çfarë ndodh në marrëdhëniet mes policisë dhe prokurorisë përsa kohë bashkëpunimi institucional dhe në nivel drejtuesish është mjaftueshmërisht i mirë për të çuar para përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që shkelin ligjin”, tha Tahiri.

Ministri i Brendshëm deklaroi se as Shullazi dhe askush tjetër nuk do të jetë mbi ligjin.

“As shullazi dhe askush nuk është mbi ligjin. Policia e Shtetit është e para që ka bërë detyrën një më një duke respektuar çdo kriter ligjor”, u shpreh ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta