Dyshohet se po planifikonin sulm terrorist, arrestohen tre vajza në Paris
Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë njoftuar këtë të martë se do të bashkojnë forcat, së bashku me disa organizata të tjera ndërkombëtare, për të bashkëpunuar mbi çështjet e evazionit fiskal dhe për zhvillimin e mjeteve e standardeve të tjera për taksimin e sipërmarrjeve shumëkombëshe.
Grupi i ri, i cili do të përfshijë gjithashtu edhe Kombet e Bashkuara dhe Organizatën për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD), do të fokusohet veçanërisht në krijimin e sistemeve efektive të taksave në vendet në zhvillim, si dhe do të përpiqet të shmangë erozionin e taksave.
Vendimi i këtyre organizatave partnere për të bashkëpunuar formalisht i ka rrënjët edhe më herët sesa të shpërthente skandali i ashtuquajtur “Panama Papers”, apo “Letrat e Panamasë”, në fillim të këtij muaji, gjë që vuri në pah përdorimin e gjerë të “parajsave fiskale” nga individë tepër të pasur për të shmangur pagimin e taksave.
Megjithatë, një zyrtar i FMN-së tha se grupet në fjalë e kanë mirëpritur vëmendjen e përforcuar mbi çështjen e taksave, pas asaj që shkaktoi skandali i Panamasë.
Top Channel