Japoni, evakuohen 250 mijë njerëz

19/04/2016 00:00

Rreth 250 mijë njerëz në Japoni janë lajmëruar që të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa ekziston frika për lëkundje të tjera sizmike. Zyrtarë të Kryqit të Kuq japonez thanë se më shumë ekipe mjekësore po dërgohen në qendrat e evakuimit.

Dy tërmete të fuqishme goditën ishullin jugperëndimor Kyushu javën e shkuar duke shkaktuar të paktën 42 viktima. Agjenci të ndryshme shtetërore në Japoni kanë paralajmëruar se për shkak ët aktivitetit të lartë sizmik, ka shumë mundësi që në ditët e ardhshme të verifikon tërmete të tjera.

Ende nuk ka një mënyrë shkencore për të parashikuar tërmetet, por autoritetet pas dhjetëra viktimave në Kyushu, duket se janë të gatshme të bëjnë evakuime masive edhe pa asnjë arsye, se sa t’ia lënë gjërat në dorë rastësisë.

Mediat vendase ndërkohë raportojnë se evakuimet masive kanë krijuar probleme serioze në qendrat e emergjencës, ku ushqimi dhe uji janë mungesat kryesore.

Megjithatë, duke ju përgjigjur kritikave, kryeministri japonez Shinzo Abe tha se qeveria po bën maksimumin dhe se kushtet e atyre që kanë braktisur shtëpitë do të përmirësohen shumë shpejt.

Top Channel