“U rrekët të dëshmonit kush e do më shumë liderin”/ Balla-opozitës: Edhe 100 herë të kthehesha mbrapa, të njëjtin kallëzim do bëja për Berishën
Knut Fleckenstein mbërriti papritmas këtë të martë në Tiranë duke ‘befasuar’ politikën shqiptare dhe në atë që ai e quajti vizitë jozyrtare kryefjala është reforma në drejtësi.
Fleckenstein është takuar në Kryesinë e Kuvendit me kryeparlamentarin Ilir Meta. Ai shoqërohej në këtë takim nga Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vllahutin.
Qëllimi i vizitës ishte njohja me ecurinë e reformës në drejtësi.
Pas Metës, Fleckenstein është takuar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Vizita e beftë e raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian mbërrin pak ditë pas prezantimit të raportit për vendin tonë, raport që i bëntë të qartë klasës politike shqiptare se pa reformë në drejtësi nuk ka avancim në proceset euro-integruese.
Top Channel