Akuzat, Rousseff: Kam një ndërgjegje të pastër

19/04/2016 00:00

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, tha se është “e zemëruar” me përpjekjet për ta fajësuar atë dhe se ajo ka një ndërgjegje të pastër.

Duke folur menjëherë pasi humbi votimin ne Dhomën e Ulët të Parlamentit për nisjen e procedurave të largimit të saj nga posti, ajo tha se nuk ka bërë asgjë të gabuar.

Të dielën ligjvënësit votuan bindshëm në favor të një mocioni për nisjen e hetimeve ndaj Rousseff  lidhur me pretendimet se ka manipuluar llogaritë qeveritare.

Ajo i mohon akuzat dhe e përshkruan lëvizjen si një grusht shteti. Mocioni do të shkojë tani në senat ku pritet të votohet në muajin maj. Raportimet sugjerojnë se shumica e senatorëve do të votojnë kundër Presidentes.

Nëse kjo do të ndodhë, ajo do të pezullohet nga detyra për t’i hapur rrugën procedurave hetimore.

Top Channel