SHBA, trupa shtesë dhe helikopterë Apache në Irak

18/04/2016 00:00

Shtetet e Bashkuara rikthehen sërish me trupa në terren në Iraq, thuajse pesë vjet nga tërheqja e tyre prej andej.

Sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter njoftoi dërgimin e 200 trupave që do t’u bashkangjiten 3900 trupave ekzistuese të stacionuara në baza në Irak e me mision trajnimin e ushtrisë vendase.
Vendimi i Pentagonit u njoftua nga Bagdadi, ku Carter ndodhet për një vizitë zyrtare.

Së bashku me 200 trupat do të dërgohen për herë të parë për të luftuar ISIS-in në Irak edhe helikopterët Apache.

Carter takoi trupat amerikane dhe kryeministrin irakian, Haider al-Abadi në një kohë që raportimet dhe agjencitë e ndryshme të inteligjencës flasin për reduktim të financave të ISIS-it, që në muajt e fundit ka humbur kontrollin e territoreve si në Siri, ashtu edhe në Irak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA