
Reforma në drejtësi është kryefjala e politikës dhe opinionit publik prej muajsh tashmë, një sfidë që kryeparlamentari Meta e cilësoi historike dhe që duhet të kalojë me sukses.
“Është detyra jonë historike për t’u dëshmuar shqiptarëve dhe partnerëve tanë se jemi në lartësinë që kërkon e ardhmja e Shqipërisë. Ne do ta kalojmë këtë sfidë me sukses dhe do të mbahemi mend si Kuvendi i reformës në drejtësi”, tha Meta.
Deklarata e kreut të Kuvendit u bë gjatë një pritjeje të organizuar prej tij në Pallatin e Brigadave në përvjetorin e 25-të të pluralizmit politik.
Ndër të tjera, në fjalën e tij Meta vlerësoi se veç objektivit kryesor të reformës, që është rikthimi i besimit të qytetarëve tek drejtësia, miratimi i saj do të pasohej edhe me rritje të investimeve të huaja.
Në fund, Meta kujtoi kryetarin e parë të Kuvendit pluralist, Pjetër Arbnori.
Top Channel