25-vjetori i parlamentarizmit, Meta: Reforma do të përmbyllet; Topalli: Institucioni ka degraduar

18/04/2016 11:25

Ilir Meta, në 25-vjetorin e Parlamentit pluralist ka ritheksuar sfidën, sipas tij kryesore, që ka aktualisht Kuvendi i Shqipërisë, miratimin e reformës në drejtësi.

“Përfitoj nga rasti për të shprehur bindjen time të palëkundur se kjo reformë madhore do të përmbyllet me sukses sa më parë, për t’i hapur rrugë modernizimit të institucioneve tona kushtetuese, rritjes së besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë në vend, si dhe do të shërbejë për të përmirësuar më tej klimën e besimit të biznesit në vend dhe sidomos të investitorëve të huaj”, deklaroi Meta.

Ndërkohë, dy ish-kryetarë të Kuvendit, Kastriot Islami dhe Jozefina Topalli, theksuan regresin që ka pësuar ky institucion. “Parlamenti është më pak cilësor, me deputetë më pak të arsimuar, me deputetë që kanë rekorde të dyshimta deri kriminale”, tha Islami.
“25 vite më parë do të ishte e paimagjinueshme që në karriket e deputetëve të uleshin njerëz me histori të errëta. Kjo ka krijuar një imazh aspak të mirë për organin më të lartë përfaqësues”, tha nga ana e saj Topalli.

Në aktivitetin që Kuvendi i Shqipërisë realizoi në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, kreu i saj Muzafer Korkuti propozoi edhe shpalljen e një dite zyrtare të parlamentarizmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA