
Drejtuesit e Shkëndijës së Tetovës janë detyruar që të lënë tribunën e stadiumit Filipi II në Shkup pas trazirave që shkaktuan tifozët e Vardarit.
Mjedisi i tensionuar u ndez në minutën e 38 kur Alimi barazoi rezultatin në takimin e vlefshëm për Kategorinë e Parë të Maqedonisë.
Kaq ka mjaftuar dhe në shkallët e stadiumit të shpërthenin thirrjet raciste antishqiptare.
Me përshkallëzimin e situatës drejtuesit e Shkëndijës, që ndodheshin në tribunën VIP, u detyruan që të lënë ndeshjen pasi në drejtim të tyre po hidheshin sende të forta.
Largimi nuk i ka shpëtuar nga dhuna e huliganëve të Vardarit, që gjatë rrugës kanë goditur nën hundën e forcave të sigurisë disa pjesëtarë të stafit të skuadrës shqiptare të Tetovës.
Top Channel