Çrrënjosja e poliomelitit, ndryshon vaksina

17/04/2016 00:00

Më shumë se 150 vende të botës po përdorin një vaksinë të re poliomeliti, lëvizje kjo që nga aktivitistët e shëndetit përshkruhet si “gur kilometrik drejt çrrënjosjes së sëmundjes”.

Vaksina e re shënjestron dy shtamet e mbetura të virusit, në bazë të një planfikimi 18-mujor. Në 2015-n pati vetëm 74 raste të sëmundjes paralizuese, ndërsa deri tani këtë vit nuk janë regjistruar më shumë se 10. Të gjitha këto raste janë shënuar në Afganistan e Pakistan. Afrika, prej një viti është çliruar nga virusi paralizues, tipi dy i së cilës është çrrënjosur që prej 1999-s.

Ndryshimi i një vaksine, që është përdorur në mënyrë të suksesshme për të luftuar poliomelitin për më shumë se 30 vite, është një lëvizje mjaft e rëndësishme. Mijëra njerëz do të monitorojnë procedurën në 155 vende, gjatë dy javëve të ardhshme.

Vaksina e re do të vazhdojë të jepet nga goja, kështu që punonjësve të shëndetësisë nuk do t’u duhet t’u nënshtrohen trajnimeve të reja.

Top Channel